“Demat” përforcohen në mbrojtje

Partizani ka zyrtarizuar atë që pritej prej disa ditësh, kthimin e dy mbrojtësve që kanë qenë edhe më parë në radhët e të kuqve. Franci Lala dhe Anteo Osmanllari, do të jenë pjesë e ekipit për këtë edicion, pas eksperiencave që kishin në klube të tjera të Superiores në sezonin e kaluar. “FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjeve me mbrojtësit Franci Lala dhe Anteo Osmanllari. Dy lojtarët tashmë do të jenë pjesë e të kuqve për sezonin e ri futbollistik. Lala dhe Osmanllari riveshin fanellën e kuqe pas eksperiencave në sezonin e kaluar respektivisht me Kukësin dhe Erzenin”, shkruhej në njoftimin e klubit që zyrtarizonte vazhdimësinë e këtyre lojtarëve me ekipin kryeqytetas. Kështu, Arbër Abilaliaj do të ketë në dispozicion dy alternativa më shumë për prapavijën në javët e para të sezonit. Të dy lojtarët pritet të jenë alternativa ndaj titullarëve të Partizanit, ndonëse hierarkinë në skuadër do ta përcaktojë më saktësisht trajneri i ri, kur të emërohet një i tillë.

sfidanti.al