Debutim i tmerrshëm për Strakoshën në Premier League

Thomas Strakosha ka debutuar në Premier League por për të nuk do të jetë një ditë që do të dëshirojë ta mbajë mend gjatë. Portieri shqiptar luajti titullar me Brentford në ndeshjen ndaj Manchester United, të mbajtur në “Old Trafford”.

I pafat Strakosha në mesin e shtyllave, pasi pësoi 2 gola në fund. Kujtojmë që 28 vjeçari pati fillimet e veta te Salernitana, për t’u transferuar më pas te Lazio, skuadër me të cilën luajti shumë sezone. Sa i takon ndeshjes së sotme, United fitoi me shifrat 2-1. Takimi tjetër i Brentford është në shtëpi ndaj Burnleyt, menjëherë pas impenjimit të kombëtareve.

sfidanti.al