De la Fuente nuk e nënvlerëson Shqipërinë

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka folur për shortin e Euro 2024, me skuadrën e tij të shortuar në të ashtuquajturin “grupin e vdekjes”. “La Roja” do të përballet me Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë në Grupin B të kompeticionit.

“Nëse nuk është grupi më i vështirë, është një nga më të vështirët. Nuk do të them atë fjalinë klishe, që të gjitha skuadrat janë të vështira, por pa dyshim që është një grup shumë u fortë”.

Duke i kujtuar rëndësinë dhe rrezikshmërinë e rivalëve me të cilët Spanja është përballur me parë, De la Fuente nuk nguron të vlerësojë kundërshtarët.

“Italia është kampione e Europës, Kroacia kualifikohet gjithmonë në faza të avancuara dhe megjithëse nuk janë në maksimumin e tyre, janë skuadra historike. Dhe nuk duhet harruar Shqipëria, e para në grupin e saj. Asnjë ekip nuk dëshiron të përballet me Italinë. Edhe Kroacia është një skuadër që ne e njohim mirë nga finalja e Ligës së Kombeve, ka arritur rezultate spektakolare dhe ka lojtarë të mrekullueshëm”, shpjegoi De la Fuente kur. De la Fuente siguroi gjithashtu se me shtatë muaj të mbetur deri në qershor, ekipi i tij është ende në një fazë rritjeje.

“Ne po shkojmë në Europian me bindje të madhe dhe në një progres të qartë. Jemi në formë të mirë, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Duhet të mendojmë për Kroacinë, por gjëja themelore gjatë kësaj kohe është të vazhdojmë të rritemi. Ne kemi potencial. E dimë që jemi ndër më të mirët në botë”.

sfidanti.al