De Jong dhe Pedri humbasin sfidën ndaj Napolit

Pas analizave të bëra mëngjesin e sotëm, ka dalë edhe raporti mjekësor i shumëpritur. Barcelona njofton në kanalet e saj zyrtare se dy mesfushorët e dëmtuar Frenkie de Jong dhe Pedri kanë pësuar respektivisht një ndrydhje të ligamentit të kyçit të këmbës së djathtë dhe një dëmtim të kofshës së djathtë. Dy dëmtime që me siguri do t’i mbajnë jashtë ndeshjes së javës së ardhshme në Champions League kundër Napolit (dhe jo vetëm), që do të luhet në 12 mars. Kjo është deklarata e klubit blaugrana: “De Jong pësoi një ndrydhje të ligamentit të jashtëm anësor të kyçit të këmbës së tij të djathtë. Pedri ka një dëmtim të kofshës së djathtë. Të dy janë të padisponueshëm dhe përmirësimet e tyre do të përcaktojnë rikthimin e tyre”.

sfidanti.al