Mançester Siti i ka marrë mirë masat për të mbajtur kevin De brëjne në Etihad Stadium. Klubi anglez e cilëson mesfushorin belg futbollistin kyc të skuadrës në këtë sezon kështu që Citizens kanë përgatitur një kontratë të re për të. Sipas medias britanike, Mancester Siti do t’i ofrojë De Brëjnes rinovimin deri në vitin 2024 duke qenë se kontrata aktuale e futbollistit skadon në 2024.
Kjo kontratë e re do të shoqërohet edhe një modifikim në pagën e mesfushorit belg. gjithnjë sipas medias britanike, mancester Siti do t’i ofrojë De Brëjnes një pagë të re prej 300 mijë eurosh në javë e thënë ndryshe 15 milionë euro në sezon, sigurisht duke e shtuar edhe me të ardhurat nga të drejtat e imazhit të tij. De Brëjne që në qershor do të mbushë 27 vjec, sipas kontratës së re do të qëndrojë te Mançester Siti deri në moshën 33 vjeçare
sfidanti.al