Pep Guardiola mund të përplasë “brirët” sërish me rivalin e tij, Zhoze Murinjo, dhe përsëri jashtë fushe. Trajneri i Sitit ka piketuar mesfushorin e Shahtarit, Fred, si pasardhësin e duhur për Fernadinjon dhe është gati të bëjë një ofertë prej 50 milionë paund stërlinash, rreth 60 milionë euro. Sidoqoftë, 24-vjeçari duket se pëlqehet edhe nga Mançester Junajtid, dhe dy klubet e qytetit mund të kenë një tjetër derbi, pas atij për Aleksis Sançezin.
Braziliani Fred po shkëlqen këtë sezon në ligën ukrainase dhe në Champions, ndaj edhe Shahtari nuk ka dëshirë ta humbasë, por Siti kërkon të mbarojë punë që në janar, nga frika se mos ndërhyn Murinjo, por edhe Çelsi e Arsenali. Guardiola po ndjek edhe mesfushorin Zhan-Mikael Seri, atë që deshi edhe Barcelona gjatë verës.
Sfidanti.al