Mbaj gojën Adebajor: “E urrej Arsenalin, për shkak të një njeriu”!

Emanuel Adebajor, gjatë karrierës së tij të deritanishme, ka luajtur me disa klube të mëdha, ku ka lënë “gjurmë” të dukshme, por, sigurisht, “gjurmën” më të madhe ai e ka lënë në Premier Ligë, ku, mbas një etape fantastike me Arsenalin, ai ka luajtur edhe me Mançester Sitin, Totenhemin dhe Kristal Pallasin. Sidoqoftë, ditët më të bukura ky futbollist nga Togo i ka kaluar në stadiumin “Emirate”, por, sidoqoftë, ai thotë se klubi që ai urren më shumë, është Arsenali!? Pra, pavarësisht se, pikërisht, në këtë klub emri i tij u bë më i shquar, ai në vend të parë vendos marrëdheniet e prishura me trajnerin arsenalas, Arsen Venger, që e ka detyruar atë (Adebajorin) ta urrejë Arsenalin.

“Një ditë, Vengeri më tha se unë duhet të ikja nga ekipi, pasi ai nuk më kishte më në planet e tij, më tha se unë po të doja, edhe mund të rrija, por nuk do të luaja. Më pas, Vengeri doli në media dhe gënjeu në sy të të gjithë botës, duke thënë se unë shkova te Mançester Siti, sepse doja më shumë para. Që nga ajo ditë, unë e urrej Arsaenalin, por tifozët e tij nuk do t’i harroj kurrë, Kur shoh, tani, Arsenalin, nga njëra anë, dua që ai të fitojë, për shkak të tifozëve, ndërsa, nga ana tjetër, dua që ai të humbasë”, thotë hapur Adebajori që, tani, luan me ekipin turk Bashakshehir që kryeson kampionatin turk.

Sfidanti.al