Trajneri Zlatko Dalic paralajmëroi ndryshime për ndeshjen kundër Shqipërisë, sfida e dytë e Grupit B, që do të luhet të mërkurën e 19 qershorit në orën 15:00 në Hamburg. Fillimisht në energji dhe angazhim, që buron nga pritshmëritë e ndeshjes dhe përqasja ndaj lojës, e më pas sigurisht edhe në formacionin titullar. Pyetja e parë është nëse Dalić do t’i përmbahet idesë që komunikoi gjatë përgatitjes. Ai ka bërë të ditur se do të luajë me Shqipërinë me formacionin 4-2-3-1, çka do të thotë se po copëton treshen e mesfushës Modric, Brozovic, Kovacic, dhe se vetëm dy prej tyre do të jenë në fushë. Modric sigurisht, kurse Kovacic duket se ka avantazh ndaj Brozovicit.
sfidanti.al