Cucurella: Gjermania? Kur humbet, gjithmonë kërkon justifikime

Marc Cucurella nuk ka ndërmend t’u japë hapësirë ​​kritikuesve të cilët e akuzojnë se ka kryer një faull, duke prekur topin me dorë në zonë (por që nuk u akordua penallti nga gjyqtari), që do të kishte vendosur gjysmëfinalen e Kampionatit të fundit Evropian kundër Gjermanisë. Në një intervistë për Marca, mbrojtësi spanjoll iu përgjigj akuzave: “Ata mendojnë se u eliminuan për këtë gjë, por kishte mbetur edhe shumë kohë dhe ata duhet ta kishin shënuar penalltinë. Edhe ne mund të kishim thënë se Kroos duhet të ishte përjashtuar me karton të kuq. Në fund të fundit, kur humbet, gjithmonë kërkon diçka për t’u ankuar, por ky është futboll dhe asgjë nuk mund të bëhet, thjesht ndodhi. Janë ankuar për atë që ndodhi, kaq”, ka thënë mes të tjerash spanjolli.

sfidanti.al