Real Madrid është rikthyer plotësisht si skuadra dominuese e Euroligës. Këtë e vërteton brenda një jave me dy skuadrat kryesuese të ligës të martën me Parisin dhe të enjten me Monacon 94-72. Ndeshja nisi me avantazhin e Monacos, por menjëherë Reali merr nën kontroll lojën ku në periodën e dytë arrin në 15 pikë avantazh. Madrilenët janë të shpejtë në kundërsulme dhe të saktë në gjuajtje për 3 pike. Nga ana tjetër, Monaco e varfër në sulm si dhe ndikon mungesa e Diallos. Pas pjesës së parë Real Madrid vijon me të njëjtin vrull me Campacon, Hezonjën dhe Musen e pak nga pak diferenca arrin deri në 30 pikë kur shifrat shënonin 77-47. Monaco është e dorëzuar totalisht dhe Real Madrid aktivizon djemtë e rinj. Pikërisht në periodën e katërt, Monaco përfiton dhe e ul në 20 pikë diferencën 81-61. Chus Mateo kërkon të ruajë seriozitetin në lojë dhe aktivizon edhe një herë Musa dhe Hezonjën. Real Madrid e rikthen avantazhin bindshëm deri në 27 pikë dhe më tej nuk ka më histori. Me këtë humbje Monaco zbret në vend të dytë dhe ngjitet Parisi me një ndeshje më pak dhe Real Madrid ngjitet në vend të 12-të.
sfidanti.al