Çmenduria e mbrojtësit i kushtoi ndeshjen dhe ligën ekipit në Brazil

Në boks thuhet “goditje nën brez”. Po në futboll, si mund të përkufizohet veprimi kur dikush përpiqet t’i fusë gishtin në prapanicë kundërshtarit? Këtë çmenduri e bëri mbrojtësi Rodrigo i Ponte Pretës në Brazil, një veprim që solli përjashtimin nga fusha dhe katastrofën.

Ponte Preta kryesonte 2-0 ndaj Vitorias, në betejën për mbijetesë të Serisë A të Brazilit, kampionatit-elitë në vendin e madh të futbollit. Kishin kaluar vetëm 20’ dhe gjithçka u prish nga Rodrigo që bëri veprimin e turpshëm ndaj lojtarit të Vitorias, Rodrigo Tejes, dhe fitoi kartonin e kuq nga gjyqtari.

Kaq u desh, pasi Vitoria përmbysi rezultatin dhe tifozët e Ponte Pretës vërshuan në fushë në formë proteste, duke i dhënë fund ndeshjes para kohe. Kjo humbje afroi edhe rrezikun e rënies nga kategoria dhe mbrojtësi me siguri duhet të fshihet disa kohë për t’u mbrojtur nga zemërimi i tifozëve.

Sfidanti.al