Luftëtari i njohur i arteve marciale të përziera (MMA), Konor Mek Gregor, ka shumë opsione për ta vazhduar karrierën e tij. Ndërkohë që ai po pret që MMA-ja të përcaktojë datën se kur ai duhet ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e lehtë, atij i erdhi një sfidë nga kampioni i botës ne tëtë kategori të boksit profesionist, Mani Pakiao. Ky boksier filipinas 38-vjeçar publikoi në profilin e tij në Instagram një foto të Mek Gregorit me shënimin poshtë saj: “Gëzuar Ditën e Falënderimeve. Ruaje formën tënde, mik. Bëje një ndeshje të vërtetë, më 2018”.
Mek Gregori, gjatë verës së kaluar, u mund në ndeshjen e tij të parë të boksit nga kampioni i pamposhtur i botës, Floid Meiuedher. Sikurse dihet, ndeshja kaq shumë e përfolur mes tyre solli “thasë” të medhënj me para. Mani Pakiao, nga ana e tij, ndeshjen e fundit e ka zhvilluar me Xhef Hornin që mund të thuhet se ia “vodhi” boksierit filipinas fitoren dhe titullin e kampionit të botës në versionin WBO, në kategorinë e lehtë.
Sfidanti.al