Kombëtarja uron Ditën e Flamurit, Pavarësinë, dhe “të bukurën tonë” Shqipëri!

Pavarësia është e shenjtë edhe për futbollin. Sidomos kur flitet për lojtarët e kombëtares shqiptare. Thuajse të gjithë ata, përfshi edhe ish-kapitenë, ish-lojtarë dhe ish-trajnerë, nuk harruan të bënin urimet, nga më të bukurat që menduan dhe krijuan.

Kapiteni Ansi Agolli: Gëzuar Atdhe! Shqipëria mbi gjithçka!

Ish-kapiteni Lorik Cana: Urime gjithë shqiptarëve ditën e Flamurit!

Amir Abrashi nga Gjermania: Urime 28 nëntori, Shqipëria ime!

Ja dhe mbrojtësi Andi Lila: Gëzuar festën e pavarësisë! O sa mirë me qenë shqiptar!

Arlind Ajeti: Shqiptarë kudo që jeni, urime festa e 28 nëntorit, dita e flamurit kombëtar!

Nga Kazakistani, Azdren Llullaku: Urime Pavarësia!

Shkodrani Bekim Bala: Gëzuar 105-vjetorin e Pavarësisë!

Sokol Cikalleshi, kavajasi i Turqisë: Gëzuar 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!

Etrit Berisha nga Seria A: Rrofsh përgjithmonë moj e bekuar!

Nuk mungoi Eros Grezda: Urime 28 nëntorin!

Ja dhe Ermir Lenjani: Gëzuar 105 vjet shteti shqiptar!

Naser Aliji, që urojmë të gjejë skuadër shpejt: Urime 28 nëntori! Dita e Flamurit! Flamuri më i bukur në botë!

Nga Rusia me dashuri, Odise Roshi: Gëzuar pavarësinë Shqipëria ime!

Taulant Xhaka: Të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, anembanë botës, ju uroj nga zemra, GËZUAR DITËN E FLAMURIT! Gjithmonë!

Një urim nga trajneri i Shqipërisë U21, ish-sulmuesi kuqezi, Alban Bushi: Gëzuar 28 nëntorin 1443 dhe 1912!

Ish-trajneri De Biazi: Urime Shqipëri, 105 vjet shtet! Sot është dita e krenarisë sonë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Gëzuar!

Shokëve iu bashkua shqiptari që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri: Gëzuar 105 vite pavarësi Shqipëri!

Sfuidanti.al