Cila do të jetë oferta “tërheqëse” e Bajernit për Harri Kejnin?!

Në mediat bavareze flasin për të, ndonëse nuk japin ndonjë hollësi. Klubi në “Zebener Shtrase” e dinë se kanë një mundësi tepër të mirë për të marrë kapitenin e Anglisë, Harri Kejn, dhe fjala është për një ofertë “tërheqëse”. Totenhemi nuk do të lejonte që sulmuesi të shkonte në një ekip rival të Premier Ligës, ndërsa dihet interesimi i Man. Junajtidit. Edhe vetë Kejni, tifoz i Spërsave dhe i formuar në Akademinë e klubit, nuk do ta donte një gjë të tillë, edhe pse preferon të vazhdojë në Premier. Nuk dihet sesa mund të japë Bajerni, por padyshim 100 milionë, ndërsa nuk do ta kishte problem një rrogë 25 milionë euro në sezon (apo edhe 30) duke llogaritur edhe taksat.

Sfidanti.al