E thotë trajneri Tomas Tuhel, i cili besohet se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe të ngushtë me kapitenin e dëmtuar. Manuel Nojeri po bën përparime me lëndimin që pësoi në aksidentin me ski në dhjetor të vitit të kaluar. Portieri ka nisur stërvitjen me topin, dhe kjo është diçka e madhe, pasi ushtrimet e portierëve me topin janë të shkallës së lartë të vështirësisë. Gjithsesi, as Nojeri dhe as Bajerni nuk do të rrezikojnë asgjë, por do të presin kohën e duhur që ai të kthehet në ekip.
Sfidanti.al