Superylli portugez u largua i fundit nga kompleksi stërvitor i klubit në “Karrington”, në seancën e parë stërvitore pas humbjes me Mançester Sitin në Premier Ligë. Kristiano Ronaldo nuk ishte fare në atë ndeshje, zyrtarisht i dëmtuar, veçse sipas informacioneve të brendshme i zemëruar me trajnerin Rangnik që e la sërish në stol. CR7-ta u fotografua me makinën e tij të dhënë nga klubi, ndërsa largimi i fundit ndoshta pati të bënte me faktin se ai stërvititet gjithnjë më shumë se të tjerët, ose ndoshta sepse donet të binte pak në sy të mediave. Spekullimet janë të shumta për të ardhmen e tij, por këtu mund të ndikojë emri i trajnerit të ri të ekipit në verë.
Sfidanti.al