Duket e vështirë, ndërsa gjërat kanë marrë drejtimin e luftës. Kombëtarja ruse në futboll është përjashtuar nga plej ofi i Kupës së Botës, pra praktikisht është flakur jashtë turneut të FIFA-s që do të zhvillohet në Katar, ndërsa Polonia është kaluar direkt në finalen e plej ofit. Polakët do të duhet të presin fituesin e çiftit Suedi-Republika Çeke. Ndërkaq, ndeshja e Ukrainës në Skoci, po për plej ofin, është shtyrë për shkak të luftës, meqë kombëtarja ukrainase do ta ketë të vështirë të grumbullohet e të përgatitet në kohë. Rusia, sakaq, ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Sportive në Lozanë, pra KAS-it, duke apeluar vendimin e UEFA-s dhe FIFA-s. Nuk dihet nëse do t’ia dalë, ndërsa kombëtaret ruse dhe skuadrat e klubeve janë përjashtuar edhe nga sportet e tjera.
Sfidanti.al