Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, do të jetë edhe një sezon pjesë e klubit turk, Konyaspor. Kavajasi ka arritur marrëveshjen për të qenë pjesë e klubit turk deri në muajin qershor të vitit 2025. Në orët në vijim vetë Konyaspor pritet të konfirmojë rinovimin e kontratës me sulmuesin shqiptar, i cili është një nga të preferuarit e trajnerit Silvinjo në Kombëtare. Ai pritet të jetë pjesë e padiskuteshme e kuqezinjve në Europianin e Gjermanisë. Cikalleshi ka shënuar këtë sezon 11 gola me Konyaspor-in, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit.
sfidanti.al