Pep Guardiola përgëzon Realin

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, foli në konferencë për shtyp, pas disfatës ndaj Real Madridit në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve: “Unë e përgëzoj Real Madridin për aftësinë e tyre për t’u mbrojtur dhe rezistuar deri në fund, ata bënë shumë mirë dhe ne nuk ia arritëm qëllimit në detajet e fundit”. Trajneri katalanas vazhdon: “Mendoj se luajtëm shumë mirë në tre ndeshjet që luajtëm këtu. Në Bernabeu ne nuk luajtëm në të njëjtën mënyrë dhe si trajner mund t’u kërkoj lojtarëve të mi vetëm një gjë: të bëjnë këtë”.

sfidanti.al