Cikalleshi arrin në 10 gola në Arabinë Saudite, pranë mbijetesës

Është një nga më “meritorët” për çfarë po bën Al Halixhi në Ligën Profesioniste. Tjetër gol për Sokol Cikalleshin në Arabinë Saudite, që arrin në 10 rrjeta këtë sezon, duke qenë një nga sulmuesit më të mirë. Al Halixh fitoi 3-1 në fushën e Al Uedës, dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi një herë dhe shërbeu një asist. Edhe vjet në Turqi me Konjasporin kishte shënuar 10 gola dhe shpresohet që ekipi të mbijetojë në elitën e futbollit saudit.

Sfidanti.al