Në të vërtetë, portieri polak nuk ka pasur ndonjë thënie edhe aq kundër trajnerit, por gjithsesi ishte një kritikë për lojën. “Nëse unë bëj shumë pritje, kjo nuk është shenjë e mirë për nivelin tonë të lojës”, ishin fjalët e Vojcieh Sheznit pas eliminimit në Sevilje në Ligën e Europës. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer trajnerit Alegri, i cili ka reaguar. “Pas ndeshjeve duhet të kemi kujdes për të folur, më mirë të mos flasim, pasi edhe unë që jam trajner e kam të vështirë, – thotë Alegri, – kur je “në të nxehtë” mund të gabosh. Ndoshta, Shezni nuk di mirë italisht ndaj edhe mund të ketë ngatërruar fjalët”. Tifozët në rrjetet sociale janë në krah të polakut, jo të teknikut, ndërsa ekziston bindja se skuadra nuk e ndjek më Alegrin.
Sfidanti.al