Reali, një plan në pritje të Mbapesë apo të Halandit!

Mrekullia mund të ndodhë në 2024, pra sezoni i ardhshëm duhet të jetë një tranzicion. Tek Reali i Madridit, siç shkruan e përditshmja “Marka”, po kërkojnë një qendërsulmues, një numër 9, por që të pranojë të jetë zëvendësues i Karim Benzemasë. Kjo, vetëm për një edicion, pasi në verën e 2024, klubi “merenges” mund të hidhet në sulm për të marrë Kilian Mbapenë ose Erling Halandin. Mariano pritet të largohet nga ekipi, ashtu si edhe Hazari (që nuk është qendërsulmues), ndërsa Rodrigo dhe Asensio nuk janë tipikë të rolit.

Sfidanti.al