Çiftet dhe kalendari i çerekfinaleve të Championsit

Bayern Munich-Inter, Barcelona-Borussia Dortmund, Arsenal-Real Madrid dhe PSG-Aston Villa. Këto janë përballjet e çerekfinaleve të Champions League. Interi, e vetmja skuadër italiane ende në garë, do të sfidojë bavarezët e Kompany: ndeshja e parë do të luhet në tokën gjermane më 8 prill, ndërsa e kthimit në “San Siro”, më 16 prill. Nëse zikaltrit kalojnë më tej, në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e çiftit Barcelona-Borussia Dortmund, me gjermanët që ishin finalistët e edicionit të kaluar të Champions League. Në anën tjetër të tabelës, e gjithë vëmendja do të jetë te Arsenal-Real Madrid, me “Topçinjtë” të përqendruar vetëm tek Europa, pasi kanë humbur praktikisht shpresat për Premier League. Ndërkohë, PSG-ja vjen pas një suksesi të madh kundër Liverpoolit në 1/8-at dhe trajneri Luis Enrique do të përballet me bashkatdhetarin Unai Emery dhe Marco Asension, që dikur kanë qenë pjesë e klubit parizien.

E martë, 8 prill, ora 21:00

Arsenal-Real Madrid

Bayern Munich-Inter

E mërkurë, 9 prill, ora 21:00

PSG-Aston Villa

Barcelona-Borussia Dortmund

 

E martë, 15 prill, ora 21:00

Aston Villa-PSG

Borussia Dortmund-Barcelona

E mërkurë, 16 prill, ora 21:00

Real Madrid-Arsenal

Inter-Bayern Munich

sfidanti.al