Mbetet me qejf në vendin e tij, Suedi, pa u shqetësuar se çfarë ndodh në Itali. Zllatan Ibrahimoviç duket si në një botë tjetër, ndërsa skuadrat e Serisë A po kthehen në fushë, ashtu siç po grumbullohen kampionët e tjerë si Kristiano Ronaldo. Çfarë pret Ibra, ndërsa “La Gazeta delo Sport” shkruan se kthimi i tij në Itali mbetet një “rebus”, një “mister”. Me gjasë, ai dëshiron të kuptojë sesi do të jenë afatet, se çfarë do të thotë politika ditën e enjte, në mënyrë që ai të bëjë llogaritë. Në vend që të kthehet para kohe në Apenine për stërvitje individuale, Zllatani po stërvitet si lojtar skuadre me Kalmarin, mënyra më e mirë për një futbollist. Jo më kot, mediat shkruanin se kur Seria A të fillojë, Milani do të ketë lojtarin më në formë nga të gjithë.
Sfidanti.al