Çfarë “pengese” për Juven ndaj Sampit, 8 mungesa dhe Vlahoviçi pushim!

Problemet do të jenë të shumta, ndonëse do të kërkohet fitorja. Juventusi i trajnerit Masimiliano Alegri po përgatitet për ndeshjen e sotme në Gjenovë ndaj Sampdorias (18:00), dhe shqetësimi nuk është aspak i vogël. Të dëmtuarit janë plot 7, i pezulluar është Bernardeski, ndërsa Dushan Vlahoviç pritet të lihet pushim. Në vend të tij, në krah të Moratës, besohet se do të jetë Kean. Të dëmtuarit janë Dibala, Kielini, Kieza, Zakaria, Mekkeni, Kaio Zhorge dhe Bonuçi. Juventusi është në vendin e 4-ët në renditje me 53 pikë në 28 ndeshje, 6 pikë më shumë se Atalanta që ka një ndeshje më pak.

Sfidamti.al