Rinovimi i kontratës së egjiptianit është kthyer në një çështje të nxehtë për klubin anglez, ndërsa deri tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Akordi i Mohamed Salahut në “Anfild” përfundon në 2023, pra nëse nuk do të arrihet ndonjë dakordësi, atëherë Liverpuli do të jetë i detyruar të pranojë transferimin këtë verë, për të mos e humbur me parametër zero. “Unë nuk mendoj se klubi mund të bëjë më shumë për të bindur Salahun të qendrojë, – tha trajneri Jurgen Klop, përpara ndeshjes së sotme në Premier ndaj Brajtonit, – unë nuk mund të them gjë tjetër, gjithçka është ashtu siç duhet të jetë”. Thuhet se Salahu ka kërkuar rrogë tepër të lartë, ndërsa agjenti i tij, Rami Abas Isa, u përgjigj me një postim me 7 simbole të një njeriu që qesh me lot. Pra, ai beson se Liverpuli dhe Klopi po tallen.
Sfidanti.al