Çelsi përballon furinë e Totenhemit, shkon në finalen e Kupës së Anglisë!

Mëkat ishte vetëm për diçka. Kjo ndeshje duhej të kishte qenë finalja e Kupës së Anglisë e këtij sezoni. I tillë ishte spektakli mes Çelsit dhe Totenhemit në katërshen e kompeticionit më të vjetër të botës, në sytë e 90 000 spektatorëve në “Uembli”. Një derbi I Londrës luajtur pikërisht në kryeqytet, shkoi përsëri në favor të Çelsit. Blutë, kryesues të Premier Ligës, ishin vazhdimisht në epërsi, edhe pse sfiduesit e tyre nuk u dorëzuan lehtë.

Uillian shënoi me një goditje dënimi, por pastaj Harri Kejn barazoi shumë bukur me kokë. Uillian fitoi penallti që u kthye në gol nga Uillian dy minuta para pushimit. Pak minuta në pjesën e dytë mjaftuan që zbulimi I sezonit, Dil Ejli, të barazonte sërish për ekipin e trajnerit Poçetino.

Trajneri I Çelsit, Antonio Konte, kishte bërë disa ndryshime në formacion, duke lënë në stol Diego Kostën, Hazarin dhe Fabregasin që hynë në pjesën e dytë. Ai, padyshim, favorizon titullin kampion ndaj Kupës. Falë zëvendësimeve erdhën edhe golat shënuar nga Hazar dhe Matiç. Totenhemi I qendroi besnik filozofisë së tij sulmuese, mbajti topin 63 për qind, gjuajti më shumë drejt portës dhe pati kornet 11-1, por I mungoi aftësia për të shënuar më shumë gola.

Për Spërsat, duket se “Uembli” është një mallkim. Që kur mundën Çelsin 9 vjet me parë në finalen e Kupës së Ligës, ata kanë luajtur 9 herë në këtë stadium, duke fituar vetëm një dhe duke humbur 9 përballje. Që nga 2008-ta janë tri gjysmëfinale të Kupës të humbura, dhe dy finale të Kupës së Ligës që kanë përfunduar me disfatë. Nëse Totenhemi dëshiron që “Uembli” të jetë shtëpia e tyre vitin tjetër, në pritje të impiantit të ri, atëherë duhet të gjejnë një mënyrë për ta larguar këtë ters.

Sfidanti.al