Një rrëfim sekret e ka kthyer Adam johnson në një shënjestër të mundshme të të dënuarve të tjerë në burgun e Moorland në Doncaster, gjë që detyroi drejtuesit e këtij institucionin ta transferonin atë në një qeli izolimi. Adam johnson po kryen dënimin me 6 vjet burg për abuzim seksual me një të mitur dhe kjo bëri që ai të shpërthejë dhe të bëjë një deklaratë që indinjon jo pak.
Vetëm një ditë më parë te tabloidi ‘the Sun’ u publikua një video ku Johnson theksoi se do të donte të dhunonte vërtet viktimën e tij kështu që dënimi do të ishte i justifikuar. Një burim i brendshëm në burg deklaroi se Johnson me këtë deklaratë arriti në pikën më të ulët duke shkaktuar zemërim tek shumë të dënuar të tjerë.
sfidanti.al