Skandali i Ronaldos; Viktima i kerkoi 950 mijë $, pagoi 1/3 e shumës

‘Der spiegel’ nuk heq dorë nga akuzat për Cristiano Ronaldo për një dhunë seksuale të kryer në vitin 2009, pavarësisht përgënjeshtrimeve me forcë të portugezit. E përjavshmja gjermane publikoi sërish një artikull në lidhje me këtë histori duke theksuar se i zotëron provat që vërtetojnë gjithcka. Madje ajo shkoi edhe më tej duke theksuar se avokati i futbollistit ia doli të ulë me 1/3 shifrën e ‘dëmshpërblimit’ të kërkuar nga viktima që ishte me shtetësi amerikane.

‘Der Spiegel’ në artikullin e saj publikon disa mesazhe telefonike mes futbollistit dhe avokatit të tij të publikuara edhe nga Football Leaks ku mësohej se viktima fillimisht kërkoi 950 mijë dollarë për heshtjen e saj, por në fund ajo u pagua me vetëm 350 mijë Dollarë. Informacionet e publikuara, Ronaldo e njohu viktimën në një hoten në Las Vegas ku dyshohet se ka kryer edhe dhunën seksuale.

sfidanti.al