Çelsi investoi 270 milionë euro për vetëm 43 gola në 170 ndeshje!

Kaq është vlera e treshes së sulmit të Bluve të Londrës, të cilët e kanë dhënë huazim Armando Brojën tek Sauthemptoni! Roman Abramoviç, në bashkëpunim me krahun e tij të djathtë Marina Granovskaja dhe me trajnerët Frenk Lampard e Tomas Tuhel, ka marrë tre lojtarë ofensivë si Romelu Lukaku, Kai Haverc dhe Timo Verner, por që nuk e kanë rendimentin e një Mo Salahu apo Harri Kejni. Lukaku u mor nga Interi për 115 milionë euro dhe ka 10 gola e 2 asistë në 27 ndeshje këtë sezon. Kai Haverci u pagua gati 100 milionë euro për t’u marrë nga Leverkuseni dhe në një sezon e gjysmë ka 15 gola e 13 asistë në 73 ndeshje. Verner kushtoi gati 60 milionë euro dhe ka 18 gola e 18 asistë në 67 ndeshje!

Sfidanti.al