Bajerni i refuzon Nagelsmanit kërkesën për mbrojtësin kroat!

Sipas faqes së specializuar “transfermarkt”, kartoni i futbollistit shkon në 20 milionë euro, por interesimi që po vjen për të nga Anglia mund ta bëjë çmimin shumë më të lartë. Arsenali, Çelsi e Njukasëlli mendojnë për lojtarin e krahut të majtë, Borna Sosa, të cilin e pëlqen edhe Julian Nagelsman i Bajernit. Trajneri bavarez madje i ka bërë kërkesë klubit (sipas Sport Bildit) për futbollistin 24-vjeçar që luan në Bundesligë për Shtutgartin, por kërkesa i është hedhur poshtë. Drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, qenka shprehur se një transferim i tillë do të ishte i vështirë dhe i kushtueshëm. Kroati luan mbrojtës i majtë, lojtar i krahut të majtë, por mund të jetë edhe mesfushor. Tek Bajerni presin kthimin e Antonio Dejvisit ndaj e quajnë shpenzim të tepërt.

Sfidanti.al