Bylis, Dede rrezikon shkarkimin

Nevil Dede rrezikon shkarkimin nga drejtimi i Bylisit. Skuadra ballshiote e nisi vitin me tre fitore, mes Kupës dhe kampionatit. Megjithatë dy humbjet e fundit nuk kanë lënë shije të mirë te drejtuesit. Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare për fatin e Dedes. Nëse rezultatet nuk ndryshojnë, ekziston mundësia e shkarkimit të trajnerit. Aktualisht, Bylis mban vendin e shtatë me 24 pikë dhe është në luftë për mbijetesën.

sfidanti.al