Një tjetër lojtar duket se ka refuzuar milionat arabë gjatë merkatos dimërore. E ardhmja e Bruno Fernandes, mesfushorit sulmues të Mançester Junajtid mund të ishte në Arabinë Saudite. Sipas gazetës portugeze “Record”, në janar, Al Hilal, klub i Pro Ligës Saudite që ishte në kërkim të një lojtari për të zëvendësuar Neymarin e dëmtuar, bëri një ofertë për Bruno Fernandes. Portugezi refuzoi ofertën e pasur që erdhi nga Arabia për të qëndruar te United, të paktën deri në fund të sezonit. Fernandes është një nga lojtarët më të rëndësishëm të “djajve të kuq” dhe në sezonin aktual ka bërë gjithsej 30 paraqitje me fanellën e Manchester United, ku ka arritur të shënojë 7 gola.
sfidanti.al