Boshatiset Tirana, largohen tre lojtarë

Ditë largimet te skuadra e Tiranës. Përmes një njoftimi në kanalet zyrtare, klubi bardheblu njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me tre lojtarë të rëndësishëm të sezonit që sapo u mbyll. Bruno Lulaj, Kristal Abazaj dhe Patrik Robson nuk janë më pjesë e skuadrës kryeqytetase. Duket se ka filluar revolucioni në kampin bardheblu, pasi pak ditë më parë u largua trajneri Fagu dhe kapiteni Hoxhallari. Gjithashtu nga skuadra e Tiranës është larguar edhe Najdovski, që me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka përshëndetur klubin dhe tifozët bardheblu.

sfidanti.al