Borussia Dortmund synon Armando Brojën

Sulmuesi shqiptar Armando Broja mund të jetë ylli i parë që largohet nga Çelsi për tu transferuar këtë verë te finalistët e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund. Bisedimet mes dy klubeve janë në një fazë të avancuar dhe Broja gjithashtu është i interesuar për marrëveshjen. Lojtari ka qenë i huazuar te Fulham që nga janari, por nuk ka arritur që të fitojë një fanellë titullari te klubi i ri. Chelsea është përpjekur të shesë qendërsulmuesin shqiptar, por çmimi i tyre prej 50 milionë paundësh është kundërshtuar nga klientët e mundshëm. Dortmundi dëshiron Brojën, por nuk do të paguajë këtë tarife, gjermanët janë të vendosur të paguajnë rreth gjysmën e kësaj shifre. Gjithsesi gjermanët mendojnë se mund të bëjnë të vetin lojtarin kuqezi këtë verë.

sfidanti.al