Zep Blater ka qenë deri pak kohë më parë njeriu më i fuqishëm i futbollit. Gjithsesi, sot atij i ka rrëshqitur këmba një herë e mirë, dhe siç i thonë shprehjes “po u rrëzove, të gjithë të venë shkelmin”. Njeriu i fundit që i vuri shkelmin Blaterit ishte portierja e SHBA-së, Houp Solo. Bukuroshja 36-vjeçare, që ka histori edhe të dhunshme mbi vete, hapi gojën dhe deklaroi se presidenti i atëhershëm i FIFA-s, e kishte kapur prej “by..” përpara se të dilnin në skenë, për të dorëzuar Topin e Artë të vitit 2013.
“U ndjeva shumë keq, u trondita, dhe u nervozova, – tha Solo, – por e mbajta veten për hir të organizimit dhe spektaklit”. Blater njihet mirë për natyrën e tij prej “maçoje” dhe për historitë me femrat, ndaj edhe nuk habitet askush për këtë që thotë Solo. Me siguri, zvicerani plak do ta ketë rrahur nga vithet në formë provokimi, diçka padyshim e dënueshme. Solo thekson se edhe në botën e futbollit, ashtu siç ndodh madje dhe në Hollivud, femrat janë në pozicion të pabarabartë, ndaj edhe duhet të kenë më shumë guxim për të mbrojtur veten dhe shoqet.
Sfidanti.al