Bielsa nxit shqiptarin e Maqedonisë të shfrytëzojë rastin tek Lidsi!

Ezgjan Alioski është një lojtar i talentuar dhe jo më kot trajneri argjentinas e zgjodhi për tek Lidsi i tij. Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut pritet të ketë këtë fundjavë e pikërisht ndaj Mançester Sitit. Marselo Bielsa nuk do të ketë për këtë duel Xhek Harrisonin, të marrë pikërisht nga Siti dhe që sipas klauzolës së kontratës nuk luan dot ende ndaj ish-klubit të tij, ndaj ai zgjodhi të hedhë në fushë Alioskin. “Harrisoni është shumë i rëndësishëm për ne, dhe jam shumë i keqardhur që nuk do të mund të luajë, – tha Bielsa, – Alioski është në gjendje për të luajtur, dhe unë mendoj se ai mund të luajë po aq mirë sa Harrisoni, pse jo edhe më mirë. Kjo do të vlerësohet pas ndeshjes, ndaj ai duhet ta shfrytëzojë këtë rast”. Nuk do të jetë e lehtë për 23-vjeçarin kundër ish-kampionëve të Anglisë të Pep Guardiolës, aq më shumë që Harrisoni ka luajtur për 3 ndeshje dhe e ka bindur trajnerin e Lidsit.

Sfidanti.al