Napoli, mbërrin coronavirusi, Zielinski dhe një anëtar i stafit, pozitivë

Covid-19 ‘shkon për vizitë’ edhe te Napoli. Klubi i kaltër raportoi për 2 raste pozitibe pas raundit të dytë të testeve me tampon të kryer gjatë kësaj jave.  Në një komunikatë për shtyp Napoli bëri të ditur se personat e prekur nga coronavirusi janë pikërisht futbollisti Piotr Zielinski dhe anëtari I stafit teknik, Giandomenico Costi

Në ndeshjen ndaj Genoas, Zielinski ishte titullar dhe shënoi golin e dytë të skuadrës napoletane për t’u zëvendësuar në minutën e 73 nga Ghoulam. Të shtunën paradite, në prag të sfidës me Juventusin, Napoli do të kryejë një tjetër raund testesh me tampon që do të jetë vendimtar. Rezultatet e tyre do të mësohen brenda ditës në mënyrë që klubi të marrë vendimin nëse do të niset apo jo drejt Torinos. Ndërkaq Zielinski ka hyrë në izolim në shtë[inë e tij. Në ditët e kaluara ai ishte stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës pa shfaqur simptoma.

Sfidanti.al