Në debutimin si titullar në Serie A, Achraf Hakimi bëri një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Beneventos që entuziazmoi edhe të dashurën e tij Hiba Abouk. Aktorja bukuroshe spanjolle iu drejtua rrjeteve sociale për të festuar lojën e shfaqur nga Hakimi teksa në profilin e saj në Instgram Story ajo postoi foton e Hakim të shoqëruar me frazën: ‘Një gol dhe një assist: kampion’
Hiba Abouk e lindur në Madrid, por me origjinë nga Tunizia është një aktore e njohur në Spanjë teksa ka luajtur në një sërë serialesh televizive iberike dhe është 12 vjet më e madhe në moshë se Hakimi.
Sfidanti.al