Bie Shqipëria, rritje historike për Kosovën

Shqipëria ka përfunduar ndeshjet e muajit mars me një bilanc të balancuar, një humbje ndaj Anglisë dhe një fitore ndaj Andorrës. Ky rezultat ka pasur ndikimin e vet në renditjen e FIFA-s, ku kuqezinjtë kanë pësuar një rënie të lehtë, duke humbur vetëm një pozicion. Sipas përllogaritjeve, në renditjen e re që pritet të dalë në fillim të prillit, Shqipëria do të pozicionohet në vendin e 66-të, një vend më poshtë krahasuar me muajin e kaluar.

Ndërkohë, një histori tjetër suksesi vjen nga Kosova. “Dardanët” kanë regjistruar një progres të rëndësishëm në FIFA, duke u ngjitur me tri vende pas dy fitoreve radhazi ndaj Islandës. Ky është një tjetër rekord për Kosovën, e cila tashmë do të renditet në vendin e 96-të, duke konfirmuar tendencën e saj të rritjes graduale në vitet e fundit.

sfidanti.al