Sergio Aguero beson se Erling Haland do ta thyejë rekordin e tij të golave te Manchester City. Argjentinasi është shënuesi më i mirë në historinë e “Qytetarëve”, me 260 gola në 10 vitet që qëndroi në “Etihad”. Por Haland ka shënuar 119 gola në vetëm tri sezone në Manchester dhe pak muaj më parë firmosi një kontratë 9.5-vjeçare, e cila nëse do të respektohet deri në fund, me shumë mundësi do ta shohë atë të bëhet shënuesi më i mirë i klubit. Kur u pyet për mundësinë që norvegjezi të thyente rekordin e tij, Aguero tha për “Mirror”: “Shpresoj që po! Ai është një lojtar i madh. Ai është shumë pranë. Mendoj se ai mund të jetë ai që do t’u afrohet golave që kam, apo edhe do të më kalojë”.
sfidanti.al