Besiktas kërkon të mbushë arkën me Muçin

Puna për strukturën e skuadrës para sezonit të ri te Beşiktaş vazhdon pa u ngadalësuar. Bardhezinjtë, të cilët sezonin e ri do ta nisin duke synuar titullin kampion, po kryejnë punën e tyre në këtë drejtim. Anëtari i Bordit të Drejtorëve të Beşiktaşit, Kaan Şakul, pas vizitës së tij në Angli, bëri deklarata të qarta për çështjet e strukturimit dhe të merkatos. “Si Beşiktaş, ne kemi marrëdhënie me shumë klube në Angli. Si në nivelin e pronarëve të klubeve, ashtu edhe të drejtorëve sportivë… Ne vizituam Fulhamin dhe Arsenalin në këtë udhëtim. Sigurisht që flasim edhe për emrat e futbollistëve. Beshiktaş është një klub i njohur dhe i ndjekur. Mes futbollistëve tanë fillimisht na pyesin për Semihun. Ka edhe shumë klube që mbajnë në qendër të vëmendjes Muçin, El Musratin dhe Gedson. Fatkeqësisht, po kalojmë një sezon të keq në futboll. Objektivi ynë i vetëm është Kupa këtë vit. Ne do të mbajmë lojtarët e mirë që kemi dhe do të blejmë emra të rinj, duke shitur lojtarë. Plani ynë, programi ynë është i qartë. Natyrisht, nuk mund të shesësh çdo lojtar të mirë. Ne duhet ta bëjmë këtë duke fituar para”, ka thënë mes të tjerash Kaan Şakul.

sfidanti.al