Në garë për të mbijetuar në elitë, Lecce pret prej kohësh rikthimin e Medon Berishës, por trajneri Di Francesco duhet të pres ende për të pasur në dispozicion mesfushorin kuqezi. Në raportin e fundit mjekësor të bërë publik nga klubi, në vigjilje të sfidës kundër Napolit, zbulohet se Berisha nuk do të jetë në dispozicion të ekipit edhe këtë fundjave. Mesfushori kuqezi vijon të stërvitet në mënyrë të diferencuar duke e bërë të paqartë rikthimin e tij në fushë. Në këtë mënyrë është thuajse e pamundur, që Berisha të jetë në dispozicion të jetë në dispozicion të Sylvinhos për ndeshjet e fazës “play-off” në fund të muajit mars.
sfidanti.al

