Klubi i Drenicës po kalon një moment delikat në Superligën e Kosovës. Sot është raportuar që Thomas Brdariç ka braktisur ekipin, duke u nisur drejt Gjermanisë. Brdariç nuk është shfaqur në stërvitje, siç supozohej të ndodhte. Për këtë aludohet edhe një largim përfundimtar nga Drenica. Merkato e dimrit ishte e bujshme, pasi Brdariç afroi emra të njohur për Superioren. Qarri, Çoba, Da Silva, Jonuzi dhe Ian Soler pritej të sillnin ndryshimin.
sfidanti.al

