Skuderia Ferrari mbërrin në Kinë pas debutimit pozitiv në Melburn dhe synimi është të vazhdojë të sfidojë Mercedesin. “Çmimi i Madh i Kinës vjen menjëherë pas garës në Melburn dhe përfaqëson një sfidë ndryshe në shumë aspekte. Është një fundjavë me format Sprint, ndaj do të kemi shumë pak kohë në pistë për të punuar mbi makinat, dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme përgatitjen e bërë në Maranelo dhe në simulator.
Jemi vetëm në fillim të kësaj epoke të re të Formula 1, makinat e vitit 2026 janë shumë të ndryshme nga ato që kemi njohur vitet e fundit dhe çdo sesion na lejon të mësojmë diçka të re për mënyrën se si t’i menaxhojmë, si nga ana e konfigurimit ashtu edhe nga ajo e energjisë.
sfidanti.al

