Roberto Mancini largohet përkohësisht nga posti i trajnerit të Al Sadd. Ish-trajneri e njoftoi lajmin në një deklaratë të përbashkët me klubin katarian të postuar në rrjetet sociale. “Sipas marrëveshjes midis trajnerit Roberto Mancini dhe menaxhmentit të klubit, u vendos që trajneri të largohej nga ekipi pas ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve të AFC Elite për shkak të një problemi mjekësor familjar”, thuhej në deklaratë. “Pas zhvillimeve të fundit në rajon, Mancini u largua siç ishte planifikuar. Megjithatë, për shkak të kufizimeve të fluturimit, ai ende nuk ka qenë në gjendje të kthehet”.
Sfidanti.al

