Beckham, kontrata e parë del në ankand

Kontrata e parë si profesionist e David Beckham me Manchester United do të dalë në ankand duke nisur nga shuma 10 mijë pound. Beck u bashkua me “Djajtë e kuq” në 15 korrik të vitit 1991 dhe paga e tij fillestare ka qenë rreth 29.50 pound në javë. Ai nënshkroi me klubin e kuq në një kohë që aty bënin pjesë yje si Eric CantonaRoy Keane, Andy Cole dhe Paul Scholes. Koleksioni i kontratave të tij nuk përfshin vetëm atë të moshës 15-vjeçare por edhe ato të viteve 1993-1997, 1995-1999, 1996-2001, 1998-2003 dhe 2002-2005. Sipas agjencisë së ankandeve që ka nxjerrë në shitje kontratën e parë, bëhet fjalë për një koleksion të rrallë që është pjesë e historisë së Mancehster United dhe Premier League. Sa për të bërë një krahasim, në vitin 1992, kontrata e Cantona ka qenë 300 mijë pound në sezon deri në 1996-ën dhe ajo konsiderohej një nga pagat më të larta të Anglisë. Pak vite më vonë, Scholes përfitonte 3 milionë në vit ndërsa sot lojtarë të kalibrit të tyre përfitojnë mesatarisht nga 300 mijë në javë.

sfidanti.al