Pasuesi i Jurgen Klopp, Liverpool zgjedh 39-vjeçarin Amorim

Jurgen Klopp po shijon ndeshjet e fundit si trajneri i Liverpoolit. 56-vjeçari shpreson ta mbyllë me fitimin e titullit – që do të ishte i 20-ti në histori – aventurën e jashtëzakonshme në “Anfield”, aty ku do të mbahet mend gjatë. Shumë emra janë në listën e drejtuesve të The Reds, të cilët kanë nisur prej kohësh nga puna për të gjetur pasardhësin e gjermanit të veçantë. Së fundmi raportohet se Liverpooli i ka paraqitur një ofertë konkrete Ruben Amorim, i cili po prodhon një futboll fantastik me Sportingun e Lisbonës. Skuadër të cilën e drejton prej marsit të vitit 2020. 39-vjeçari ka fituar titullin, Kupën (2x) dhe Superkupën me skuadrën portugeze. Stili i tij pëlqehet shumë nga Liverpooli, që për momentin e ka në krye të dëshirave. Një kontratë 3-vjeçare është oferta e anglezëve për Amorim, ndërkohë që bisedimet mes palëve vazhdojnë. Dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi i tij si pasuesi i Jurgen Klopp në pankinën e një prej skuadrave më të forta në planet.

sfidanti.al