Bayerni arrin marrëveshjen me PSG-në për mbrojtësin francez

Gjesti i qeshur, por edhe sarkastik i drejtorit sportiv të Bayernit të Mynihut për një largim hipotetik të Josuah Kimmich është ndërthurur me një tjetër interes të vërtetë për Nordi Mukiele. Christoph Freund pranoi për “Sport Bild” se mbrojtësi francez i PSG-së, të cilin nuk do ta kishte problem të inkorporonte në radhët e bavarezëve, është një futbollist më se interesant, pasi mund të luajë si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë. Dhe duke marrë parasysh se sa e brishtë po shfaqet skuadra e Tuchelit në vijën e mbrojtjes, një përforcim i tillë do t’i kthente buzëqeshjen trajnerit Thomas Tuchel. Për momentin, ai ka Eric Dier deri në fund të vitit. Siç raporton Fabrizio Romano, Bayerni e ka arritur një lloj marrëveshjeje me PSG-në për transferimin e anësorit francez. Për Mukielen do të ishte një rikthim në Bundesligë: midis 2018 dhe 2022 ai veshi fanellën e RB Leipzigut, pasi u largua nga Franca dhe Montpellier.

sfidanti.al