Ekzekutohet ish-futbollisti i Barcelonës

Edhe pse shumë rrallë, nuk kanë munguar rastet të vrasjeve të futbollistëve apo ish futbollistëve, dhe ndonjëherë arsyeja e vrasesjes ka qënë pikërisht ndeshjet e futbollit dhe rezultatet apo episodet që ato kanë prodhuar. Kryesisht, jemi mësuar të ndeshemi me këto ngjarje në Amerikën Latine, ku dhe mafia e basteve të futbollit është mjaft e përhapur. Fatkeqësisht, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ekuador! Jair Lemos, një lojtar 23-vjeçar, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipit të Barcelona de Guajaquil, u vra në orët e para të mëngjesit. Dy persona me motoçikletë e kanë qëlluar atë në qendër dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për motivin e vrasjes. Por kjo nuk është vrasja e parë që futbolli ekuadorian ka përjetuar ditët e fundit, pasi të dielën e kaluar Fabian Villamar, ish-presidenti i klubit Fuerza Amarilla, përjetoi diçka të ngjashme kur hyri në një kishë ungjillore. Ndërkohë në nëntor, dy tifozë të Emelec u vranë në orët para ndeshjes kundër Barcelonës në Guayaquil. Ndërkohë, Ekuadori po kalon një situatë kaotike në këto momente, ku ka shkuar në 13 numri i të vdekurve për shkak të dhunës së shkaktuar nga bandat kriminale në Ekuador, ndërsa 70 persona janë arrestuar deri më tani dhe ka disa të plagosur. Viktimat janë kryesisht në provincën ekuadoriane të Guayaquil pas gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur nga presidenti Daniel Noboa. Sipas gazetës El Diario, autoritetet ekuadoriane ende nuk japin shifra zyrtare për viktimat dhe dhunën, ndaj numri i publikuar në orët e fundit është përllogaritur bazuar në informacionin e publikuar nga burime të policisë apo administratës lokale. Megjithatë, dy vdekjeve në Nobol dhe tetë vdekjeve në Guayaquil të raportuara dje, iu shtuan edhe tre të tjera në lagjen Isla Trinitaria. Ish-presidenti i Ekuadorit Rafael Correa ka mbështetur veprimin e qeverisë së Daniel Noboas, e angazhuar për të luftuar valën e dhunës në Ekuador.

sfidanti.al